Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar ditën e sotme ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit.
Në kuadër të këtyre ndryshimeve, punonjësit e Policisë së Shtetit, do të lejohet të transferohen nga detyra e tyre në administratë, duke u “zhveshur” nga atributet e uniformës blu. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpjeguar këto ndryshime në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore. Lleshaj tha se gjatë kësaj kohe, periudha e punësimit në administratë, do i njihet atyre si vjetërsi pune në radhët e policisë, ndërsa ata do të kenë mundësi të rikthehen sërish në detyrën e përparme.
Lleshaj deklaroi se tashmë punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët merren me ruajtjen e objekteve të një rëndësie të veçantë, në momentin kur kalojnë në moshë të thyer do transferohen për të ruajtur objektet e shkollave. Në këtë pozicion ata nuk do të jenë më punonjës policie, por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve.
“Ne mendojmë që një pjesë e punonjësve të policisë që kanë qenë në detyrën e ruajtjes së objekteve me moshë të madhe të cilët mund të kalojnë të ruajnë objekte të tjera. Ne do paraqesim një iniciativë të re për sigurinë e shkollave. Ne mendojmë që një pjesë e tyre që kanë qenë për ruajtjen e ambienteve dhe janë në moshë të thyer, mund të kalojnë të kryejnë detyra në këto struktura jo si punonjës policie por si punonjës të sigurisë së këtyre objekteve duke ruajtur trajtimin financiar në kushte të tjera. A do ta lëmë apo jo në vullnetin e personit ne e kemi të hapur ta diskutojmë. E kemi lënë të hapur për ta diskutuar në nivelin e qeverisë. Ne mendojmë se transferimi do kreditohet, nuk do të jetë degradim por promovim”, tha ministri./abcnews.al
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër