Aksioni i policisë për pastrimin e vijës bregdetare do të shtrihet dhe në jug. Pas debateve të zhvilluara në Lezhë dhe në Shkodër, ministri Sandër Lleshaj ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Sarandë.
Pastrimi nga ndërtimet pa kritere, ka qenë kryefjala e diskutimeve.
Lleshaj: Nuk mund të lejojmë që të vendoset një gur apo një tullë pa leje në këtë vijë bregdetare. Prekja e konfiguracionit natyror të vijës bregdetare është e papranueshme, në çdo aspekt. Policia do të ketë detyra të shtuara edhe në kontekstin e sigurisë dhe do të shtohen kontrollet sa i përket respektimit të parametrave e standardeve në plazhe, nga ana e operatorëve turistikë.
Megjithatë Lleshaj bëri thirrje për angazhimin e djemve dhe vajzave të minoritetit në rradhët e forcave të rendit.
Lleshaj: Kemi nevojë për të rekrutuar djem dhe vajza të rinj nga minoritetet në Policinë e Shtetit. Për t’i lënë në këtë mënyrë që të kryejnë shërbim po pranë komuniteteve prej nga vinë. Në mënyrë që të arrijmë një preformancë më të lartë të policisë në këto zona.
Lleshaj bëri gjithashtu të ditur se në radhët e policisë do të shtohen efektivë të rinj.
Lleshaj: Qeveria është tashmë në procesin e miratimit të një shtese të re në numrin e Policisë së Shtetit, Kryeministri ka dhënë miratimin e tij. Së shpejti presim të shtojmë një numër të ri mbi 500 punonjës policie.
Në Sarandë do të ngrihet një strukturë e IKMT-së e cila do të ketë si qëllim ndjekjen dhe kontrollin e gjithë territorit të kësaj zone.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...