Google ADS

Lleshaj nga Korça: Zgjedhjet më 30 qershor

12:15 | 17 Maj 2019
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj foli nga Korça për procesin zgjedhor të 30 Qershorit. Lleshaj, tha se qeveria është angazhuar për të garantuar të drejtën e votës për qytetarët dhe ata që do të përpiqen ta cënojnë atë do të japin llogari para ligjit.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Policia duhet të kujdeset për infrastrukturën e sigurisë. Kush cenon të drejtën e votës, të jetë nën kujdesin ligjor të policisë që asgjë të mos mbetet pa ndëshkuar. Kam bindje që nuk do ketë raste. Kush saboton votimin të japë llogari para ligjit”, deklaroi Lleshaj./ABC News

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme