Lleshaj mbron Ardi Veliun: S’ka arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë, faji është individual

23:02 | 11 Dhjetor 2020
Trina Galanxhi

Pas dorëheqjes të ministrit të punëve të brendshme SandërLleshaj, protestuesit permes rrjeteve sociale, kanë shpalosur një kërkese të re. Atë të largimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Kësaj kërkese kryeministri Edi Rama i ka dhënë një JO të prerë.

Por, edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për dorëheqjen e drejtuesve të Policisë. Sipas tij, faji është individual.

Alban Dudushi: A mendoni se ka nevojë për akte të tjera morale si ky i juaji?

Sandër Lleshaj: Për akte morale, dorëheqjeje ka nevojë sa të duash. Janë ata që janë debitor ndaj publikut shqiptar për aktet e kryera gjatë karrierës së tyre politike.

Sa i përket struktures së Policisë së Shtetit nuk ka asnjë vend për dorëheqje. Struktura e Policisë së Shtetit është e administrates shtetërore dhe në thelb nuk funksionon dorëheqja. Njerëzit atje emërohen, shkarkohen.

Alban Dudushi: Në qoftë se z.Veliu kërkon të jape dorëheqjen, nuk i lejohet?

SandërLleshaj: Nuk është praktikë e administratës. Sigurisht, që nuk mbajmë njerëz me zor në detyrë, gjithsesi unë nuk shoh asnjë nevojë dorëheqjeje të strukturave të Policisë, për arsye se Policia shqiptare sot përfaqëson institucionin më të besuar nga qytetarët e këtij vendi dhe ky nuk është vlerësimi joni, por i funditi para 2-3 ditësh i programit suedez./vizionplus/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme