Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të djeshëm pak metra larg shtëpisë së tij.
Lleshaj thotë se ka shumë arsye se përse e ndien fort se çfarë do të thotë humbja e të riut për prindërit dhe familjarët duke iu shprehur ngushëllimet.
Ndërkaq ai iu bën thirrje autoriteteve përgjegjëse ligjore të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë
Reagimi i plotë:
E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH
Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.
Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.
Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.
Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.
E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH
Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës…
Posted by Sander Lleshaj on Wednesday, December 9, 2020
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League