Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, deklaroi sot se do të ketë një lagje të re në Laç.
Pas inspektimeve në Fushë Mamurras, Lleshaj tha se, akoma nuk është përcaktuar se ku, por ajo që është përcaktuar është që do të kemi një lagje të re në Laç, në të cilën do të sistemojmë të gjithë ata banorë, të cilat janë prekur rëndë nga dëmtimet”.
Ndërkohë, shtoi ai, “sot jam këtu në Fushë Mamurras për të parë edhe se çka ndodhur, për të parë problemet këtu në Fushë Mamurras”.
Lleshaj u shpreh se, “kjo është faza e dytë e angazhimit tonë, sepse faza e parë ka qenë për tu marrë me pallatet kryesisht, ku ishte rreziku edhe më akut. Shoh që edhe këtu ka dëmtime, kryesisht shtëpitë e vjetra, janë ato që janë dëmtuar më shumë”.
“Janë marrë masa, do vijojmë prapë për të marrë masa që t’u vijmë në ndihmë banorëve, kryesisht përmes çadrave të përshtatshme për të kaluar këtë periudhë”, tha Lleshaj.
Ndërkohë, theksoi ai, “të njëjtën përpjekje do bëjmë edhe për strehimin e tyre. Pra, programi i strehimit do të jetë i tëri jo vetëm për qytetin, por edhe për zonat rurale”.
I pyetur se ku do të akomodohen banorët deri kur të kenë një shtëpi komode në zonën e tyre, Lleshaj theksoi se, “aktualisht një pjesë e madhe e qytetarëve janë të strehuar në hotele ose në çadra, ata që për shkak të ekonomisë bujqësore, nuk largohen dot nga shtëpia. Sigurisht që së shpejti do të kalojmë në një fazë të dytë, e cila do të nënkuptojë kalimin e atyre që janë në hotele në apartamente me qira”.
“Kështu që ne do të kemi një program shumë shpejt për të strehuar në apartamente me qira kudo që qytetarët ta gjejnë të përshtatshme, ata qytetarë, të cilët nuk kanë mundësi aktualisht të banojnë në shtëpitë e tyre”, u shpreh ai.
Pra, vijoi Lleshaj, “mund të shkojnë në Tiranë, mund të shkojnë, mund të shkojnë në Krujë, në Durrës, kudo që të jetë e përshtatshme për ta. Ky program do të lançohet shumë shpejt”.
I pyetur në lidhje me gjendjen e banorëve, Lleshaj tha se, “e ndiej njëfarë qetësimi në qoftë se flasim në kuptimin e përgjithshëm, megjithatë ka raste të veçanta, të cilat të bëjnë prapë të jesh i shqetësuar. Unë sapo kam takuar një familje këtu në Fushë Mamurras, një grua të re, me tre fëmijë të vegjël… Pra, ka edhe raste të veçanta të cilat na bëjnë ende të jemi mjaft të shqetësuar. Ndërkohë që kjo e madhja po merr dalëngadalë, po shkon drejt njëfarë stabilizimi për kushtet ku jemi, por mbeten rastet e veçanta, të cilat janë prapë po aq të mëdha sa e tëra”./lexo.al
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...