Pas deklaratës së deputetit të opozitës, Myslim Murrizi, ministri Lleshaj ka marrë sërish fjalën.
Lleshaj tha se shuma e grabitur në aeroportin e Rinasit është mbi 5 milionë euro, ndërsa shtoi se kompania e sigurisë ICTS-së nuk licencohet nga policia e shtetit, por nga Aviacioni Civil.
Në vijim ai paralajmëroi masa ndaj kompanisë. “Shifrat e grabitura, është diku te 5 pikë disa milionë euro.Punonjësit e ICTS-së, arrogantë, deri sot kjo kompani nuk është licencuar nga policia por Aviacioni Civil, do të merren masat që të futen në suazën e licencimit të policisë së shtetit”, tha ai./TCH/
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!