Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, apeloi nga Dibra për respektimin e masave anti-Covid për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Në takimin me drejtues vendorë, ai kërkoi vëmendje nga të gjithë strukturat për luftën ndaj kultivimit të kannabisit duke theksuar se kjo çështje nuk është vetëm detyrë e policisë.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri apel nga Peshkopia që të respektohen masat anti-Covid.
Për të treguar seriozitetin e situatës ai bëri publik rastin e një miku të tij që është infektuar me këtë virus dhe është tashmë në vështirësi.
Lleshaj: Është serioze, jam marrë gjithë mëngjesin me rastin e një mikut tim, i cili nuk e besonte kurrë se mund ta kapte por tani është në vështirësi vetë prej kësaj. Dua të them se është serioze dhe është e rëdësishme të bëjmë maksimumin e asaj që mund të bëjmë. Nuk po themi të mbyllemi prapë nëpër shtëpia por ato minimume kujdesi duhet ti bëjmë.
Takimit me përfaqësues e të zgjedhur vendorë, drejtues të Policisë së Shtetit & IKMT, kishte si qëllim masat për mbrojtjen e mjedisit si dhe luftën antikanabis, për të cilin tha nuk është vetëm detyrë eskluzive e policisë.
Lleshaj: Mbetet shqetësim kanabisi dhe është detyrë dhe përgjegjësi e të gjitha organeve vendore, degëve rajonale të pushtetit qëndror këtu dhe gjithë të tjerë duke u angazhuar në një fushatë të madhe lufte kundër kanabisit, jo kundër bimës në vetëvete se e ka bërë Zoti si gjithë bimët e tjera, por kundër përdorimit të saj trafikimit të saj. Duhen intensifikuar përpjekjet për të mbrojtur të rinjtë nga ky fenomen që ka prodhuar mjaft të këqia nga ky vend.
Në takim u diskutua edhe çështjet e tjera që lidhen me sigurinë dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik e projekte të zhvillimit të Dibrës.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...