Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami deklaroi se rezultati i dobët në këto zgjedhje pritej dhe nuk ishte i papritur.
“Rezultati ishte më poshtë sesa pritej, por jo befasues, për të qenë i hapur. Sepse shenjat ishin dhe unë, duke qenë kritik, pikërisht këto doja që të evitoja”, tha Selami.
Ai shpjegoi se lista ishte një arsye e humbjes.
“Nuk ka sesi të mos ndikonte dhe shqetësimi im i parë nuk ishte problemi i emrave. Lista u bë në mënyrë personale. Ka një statut dhe i takon Këshillit Kombëtar të bëjë këtë gjë, por s’u bë. Këtu merr fund edhe republika e re”, u shpreh Selami.
Por debati për reformën në drejtësi e largoi nga perëndimi PD-në dhe kjo për Selamin ishte një gafë e rëndë e lidershipit Basha.
“Kur ne filluam u përplasëm me perëndimin dhe sidomos me Amerikën. Partia Demokratike është parti perëndimore dhe elektorati i saj është qartësisht pro gjerman, e pro amerikan dhe pro perëndimor, ndaj kur ka përplasje të tilla, që erdhën nga reforma në drejtësi, ndikon negativisht”, konstatoi Selami.
Për të ardhmen Selami tha se, PD nuk duhet të presë nga një koalicion me LSI-në, por të përgatitet për të fituar e vetme, me 50 për qind të votave në betejat e ardhshme elektorale.
“Ne duhet ti rikthehemi parimit të së djathtës. Unë në këtë pikë nuk jam aq entuziast për LSI-në, me gjithë respektin që kam për forcat e koalicionit, sepse ne praktikisht jemi larguar nga baza jonë. Duhet të dalim në zgjedhje të vetëm dhe të marrim mbi 50 për qind”, u shpreh ai.
Selami kërkoi që gara për kreun e PD-së të shtyhet për t’i dhënë kohë kandidatëve të përgatiten./tch
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...