Ashtu siç edhe pritej, në votimin e parë për anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, asnjëra prej listave nuk ka siguruar dy të tretën e nevojshme për t’u miratuar.
Në votimin e fshehtë, lista për Gjyqësorin mori 69 vota pro, 26 kundër dhe një abstenim.
Lista për KLP-në u votua pro nga 72 deputetë dhe 26 të tjerë e kundërshtuan.
Sipas ligjit, brenda dy ditëve nënkomisioni ad hoc duhet të miratojë një listë të dytë për t’ia kaluar Parlamentit në seancë plenare.
Ndërkohë, gjatë seancës së kësaj të enjte, është miratuar futja me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për negocimin e kontratës për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...