Të besuarit e Lulzim Bashës në 12 qarqe të vendit kanë përfunduar mbrëmjen e djeshme raportet për listat e deputetëve të propozuar nga strukturat e PD-së në rrethe për zgjedhjet e 25 qershorit.
Drejtuesit e grupeve të punës në selinë blu kanë konfirmuar se Bashës do t’i paraqitet një numër i lartë kandidaturash nga çdo rreth dhe do të jetë ai dhe grupi i punës që do të përcaktojnë edhe listat përfundimtare.
Kështu, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka, i ka dorëzuar Bashës listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Shkodrës; nënkryetari i PD-së Spaho propozimet e Korçës; sekretari i Përgjithshëm Ristani listën e Lezhës; deputeti Aldo Bumçi propozimet e degëve të Tiranës; deputetja Albana Vokshi listën e Elbasanit; deputeti Noka propozimet e Fierit, deputeti Florion Mima propozimet e Durrësit; deputeti Gent Strazimi propozimet e Gjirokastrës; deputetja Dhurata Çupi propozimet e degës së Kukësit; sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, listën e Dibrës; kreu i Departamentit të Shëndetë- sisë, Tritan Shehu, listën e Beratit dhe sekretaria për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma, propozimet e Vlorës, shkruan Panorama.
DREJTUESIT E GRUPEVE TË PUNËS
SHKODER Edi Paloka
LEZHE Arben Ristani
KUKES Dhurata Çupi
DIBER Ervin Salianji
DURRES Florjon Mima
ELBASAN Albana Vokshi
FIER Flamur Noka
BERAT Tritan Shehu
KORÇE Edmond Spaho
VLORE Grida Duma
GJIROKASTER Gent Strazimiri
TIRANE Aldo Bumçi
JUXHIN MUSTAFARAJ
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin