Vijojnë aferat e drejtësisë shqiptare.
Dy ditë pasi gjykata e Krujës liroi nga burgu një ish- anëtar të bandës së Durrësit, një tjetër i dënuar fiton lirinë.
Bëhet fjalë për Ergys Kolaverin, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vjet heqje lirie për një atentat të korrikut të vitit 2016.
Ai u dënua për vraje e mbetur në tentativë, ngjarje kjo e ndodhur në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit.
Ergys Kolaveri tentoi të merrte hakun e vëllait të vrarë, duke qëlluar me snajper nga një kodër mbi burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit që mundi të shpëtojë. Ai mbeti i plagosur në atentat.
Kolaveri nuk qëlloi Dacin, por një tjetër të paraburgosur, shtetas i Kosovës.
Ndërsa sot gjykata e Apelit ka dhënë vendimin arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...