Sardian Sulejmani, i dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në vitin 2012, si një nga anëtarët e “Bandës së Durrësit”, ka dale nga burgu më 11 tetor të vitit 2019.
Vendimi për lirimin e tij është firmosur nga gjyqtari Piro Sota i Gjykatës së Fierit. Referuar vendimit, gjyqtari Sota ka vendosur të pezullojë pjesën e mbetur të dënimit të Sulejmanit, 4 vjet 10 muaj e 17 ditë dhe të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të tij nga izolimi në burg.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, këto lirime po bëhen nga qeveria pasi këta personazhe i duhen për vota.
Gazment Bardhi: Ka një tendencë, të paktën të vitit të fundit, të lirimit nga burgu para kohe apo ulje të dënimit të atyre që kanë qene me dënim me burgim të përjetshëm dhe që kanë qenë anëtarë të bandave më famëkeqe në vend. Shqetësimi jonë dhe deklarata që unë kam bërë ka të bëjë me faktin e një tallje të kryer nga qeveria. Do ta shpjegoj unë pse Rama nuk mund ta denoncoj këtë çështje, se nuk është vetëm përgjegjësia e gjyqtarëve kjo çështje. Të shkojmë deri tek gjyqtari duhen plotësuar ca letra njëherë nga administrata në varësi të Ramës. Ne kemi rastet e krybashkiakëve që lëshojnë vërtetime që të dënuarit me dënim të përjetshëm… Pa diskutim, po ka disa dokumente e disa kritere që duhen të plotësohen, por që të plotësohet ky dokumentacion, rol aktiv luajnë në të gjithë këtë luan administrata publike. Kush doli garant për punësimin e Lul Berishës, doli Vangjush Dako. Rama i përdor në zgjedhje, të mos bëjmë tani sikur nuk e dimë, Këta janë individët që nga burgu kanë kërcënuar votues në zgjedhjet e shkuara sot janë jashtë burgut për të bërë fushatën për PS.
Saimir Vishaj, avokat: Nuk mund të themi që ka një instrument që të ndiqen penalisht gjyqtarët që japin një vendim skandaloz. Një vendim jepet në emër të Republikës dhe përmban të gjithë pjesën e arsyetimit në zbatim të ligjit. Sot ka një vakum ligjor, sot nuk është zyra e ministrisë së Drejtësisë, nuk është zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të vërtetuar nëse një vendim është skandaloz apo është liruar një kriminel./ Opinion.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...