Rreth 1.7 milionë rasat të rinj të peshkut të rrallë koran janë hedhur këtë vit në ujërat e liqenit të Ohrit nga Qendra e Rritjes së Peshkut në Lin të Pogradecit.
Në fazën e dytë të hedhjes së rasatit ka qenë e pranishme edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca e cila ndër të tjera tha se krahas pasurimit të liqenit me rasat të ri, janë rritur edhe masat për të mos lejuar peshkimin e paligjshëm i cili ndikon në zhdukjen e këtij peshku endemik.
Një nga shqetësimet e peshkatarëve në Pogradec mbeten kuotat për t’u licencuar me qëllim gjuetinë në liqen, çka në shumë raste ndikon tek gjuetia e paligjshme për këtë Krifca tha se do të shikohet e gjithë baza ligjore për të mundësuar shtimin e kuotave.
Po Pogradecit ashtu si kuotat i mungon një markatë peshku, fabrikë përpunimi deri te molet për peshkatarët për të cilat Krifca tha se Ministria që ajo drejton do të nisë realizimin falë fondeve që janë vendosur tashmë në dispozicion apo dhe një marrëveshje me Italinë.
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...