Në prag të festave të nëntorit dhe të fundvitit, nga 20 nëntori deri më 31 dhjetor, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili ka nxjerrë një urdhër për rritjen e kontrolleve në biznese.
Top Channel ka siguruar urdhrin ku thuhet se inspektorët veç kontrollit dokumentar, do të ushtrojnë edhe kontrollet fizike, për produktet me risk të lartë si dhe do të shtohet numri i marrjes së mostrave veçanërisht për nënproduktet e mishit, produktet e qumështit, lëndët e para për prodhime pastiçerie, frutat e thata e të tjera.
“Kjo fushatë do të shtrihet në të gjithë vendin, në të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, kryesisht në operatorët e tregtimit me shumicë si dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore. Toleranca do të jetë zero ndaj të gjithë OBU-ve që tentojnë të prishin sigurinë e ushqimit në vend”, shprehet Robert Lili, drejtor i AKU-së.
Në këtë sfidë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon mbështetjen e konsumatorit. Ndaj,veç rubrikës së denoncimit në faqen zyrtare të AKU-së , në bashkëpunim me studentët e Universitetit Bujqësor ka nisur një fushatë sensibilizuese.
Nga janari deri në tetor të 2019-s janë kryer 81 104 inspektime në total, ku janë marr 881 masa administrative gjobë me vlerë 250 440 lekë; ndërsa janë paralajmëruar me masë 6190 biznese të tjera.
“Sektorët më problematikë janë importuesit e mëdhenj të ushqimeve dhe prodhuesit e përpunuesit e produkteve bujqësore”, shton Robert Lili.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër