Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi janë lënë në burg, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe një sasie aksesorësh floriri në banesën e ish-zyrtares së lartë në Shqipëri, Alda Klosi.
Nënë e bir nuk kanë dhënë asnjë deklaratë para gjyqtarit Arben Micku që udhëhoqi dhe seancën gjyqësore.
Prokuroria e çështjes Mirela Zavalani i ka akuzuar nënë e bir vetëm për vlerën 120 mijë euro të gjetura në shtëpinë e Klosit e jo për paratë që janë gjetur në shtëpinë e Rozeta dhe Havier Dobit.
Zavalani nuk ka ngritur akuza të tjera për 400 mijë eurot e gjetura në aspirator.
Seanca ka nisur në orën 10:30.
Alda Klosi ka qenë një zyrtare e lartë, teksa vjedhja në banesën e saj, e cila jetonte bashkë me vajzën, ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2022.
Ditën e djeshme, në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri pas një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë, që dyshohet se janë vjedhur nga banesa e Klosit.
Shërbimet e Policisë gjetën të fshehura paratë dhe aksesorët e floririt në tubin e aspirimit.
Nënë e bir u arrestuan dy ditë më parë, të dyshuar për vjedhjen e një shume rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë, po në banesën e Klosit, ku gruaja punonte si sanitare.
Në total shuma e vjedhur nga Rozeta Dobi është rreth 540 mijë euro, teksa Klosi pretendon se asaj i janë vjedhur 30 mijë euro, të cilat i ka deklaruar. /T.CH/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...