Partia Demokratike ka reaguar pas veprimit të mazhorancës për ligjin që i kufizon kompetencat presidentit, ku e cilëson si një ligj antikushtetues.
Sipas PD, ky është një ligj që shkel kushtetutën dhe tregon sa në panik është Edi Rama, kryministri në ikje.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.
Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.
Në 25 Prill, shqiptarët do ta rezfuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar.
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...