Mazhoranca pritet të votojë sot në Kuvend ligjin për Teatrin e Ri.Socialistët kanë pranuar dekretin e Presidentit Meta për ligjin e teatrit, duke bërë disa ndryshime, më e rendësishme është ajo e hapjes së garës për këtë projekt.
Gjithashtu, në ligj parashikohet të ngrihet një komision i negocimit të kontratës për teatrin e ri që do të bëjë edhe thirrje të hapur palëve që janë të interesuar të paraqesin propozimin për teatrin e ri.
Opozita vijon marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin dhe sot do të zhvendosë takimin e saj në Vlorë. Megjithatë në seancën e sotme plenare do të marrin pjesë dy deputetët e LSI-së, Lefter Koka dhe Vangjel Tavo.
Siç bëjnë me dije burime nga LSI, ata do jenë vetëm për procedurë pasi janë në limitet e afatit 6 mujor të mosprezencës në sallë. Tavo dhe Koka kanë munguar për arsye familjare.
Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të reflektojnë dhe të mos miratojnë ligjin që i hap rrugë prishjes së teatrit.
Në një dalje për mediat pas takimit me një grup artistësh, kryedemokrati tha se nëse deputetët e rilindjes ngrenë kartonat do të trajtohen politikisht nga opozita se terroristë shtetërore./lapsi.al
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...