Sezoni turistik ka filluar dhe plazhet në vendin tonë janë populluar, por sa të sigurta janë ambientet që u ofrojnë bizneset pushuesve? Që në 2016 në bazë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave të gjitha subjektet private që operojnë në buzë të detit duhet të kenë një kullë vrojtimi të pajisur me roje plazhi.
Nuk kanë qenë të pakta mbytjet e pushuesve këtë vit dhe kjo si rrjedhojë e moszbatimit të VKM-së për kullat e vrojtimit.
Fiksi solli një vëzhgim të plazhit të Shëngjinit dhe Golemit se sa zbatohet ky ligj dhe se sa siguri kanë pushuesit që kanë preferuar të pushojnë në këto vende.
Fiksi udhëtoi drejt Shëngjinit dhe Golemit, thuajse të gjitha kullat e vrojtimit ishin bosh, ndërsa pushteti vendor justifikohej se deri tani vetëm ka këshilluar bizneset, ndërkohë që VKM i detyron që t’i kontrollojë bizneset të cilat i pajisë me leje.
Drejtori i Turizmit në Bashkinë Kavajë tha se e njohim problematikën, por akoma nuk kemi marrë masa për subjektet që nuk e kanë zbatuar. Ai tregoi se i kanë këshilluar subjektet dhe nëse ato nuk do e zbatojnë ligjin do merren masa. Po ashtu administratori i Njësisë Administrative Shëngjin, Gjok Deda tha për Fiksin se kanë ushtruar kontrolle e njohin problemin dhe se nuk do tolerojnë askënd që shkel ligjin.
Mungesa e rojeve bregdetare ka sjell edhe reagimin e Ministrit Blendi Klosi para disa ditësh i cili ngarkon me përgjegjësi bizneset dhe pushtetin vendor për mosrespektimin e ligjit.
“Jemi kokulur para pushuesve , por do vendosen penalitete për çdo subjekt që nuk zbaton VKM-ën” ka thënë Klosi./TCH
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut