Në konferencën e sotme për shtyp presidenti Ilir Meta foli për projektligjin e metrologjisë për të cilin dje i ka dorëzuar SPAK-t një material voluminoz me anë të të cilit kërkon që të nisin hetimet për të.
Meta u shpreh se: “Ky akt duket se synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.
Ky ligj:
– shmang konkurrencën e lirë;
– dëmton interesin publik;
– cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit;
– cenon financiat publike;
– krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi;
– mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti;
– ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues;
– është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private”./TCH
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...