Ligji për call center, në 2017 janë gjobitur 20 kompani

00:45 | 11 Mars 2017
Trina Galanxhi

Normativa ligjore “anti lokalizim” në sektorin e shoqërive “call center”, ndërmarrë nga qeveria italiane, me miratimin e Ligjit të Bilancit e në fuqi prej janarit të vitit 2017 po jep rezutatet e para.

Sipas Ministrisw së Zhvillmit Ekonomik vetëm gjatë muajve të parë të këtij viti janë gjobitur rreth 20 shoqëri call center për pazbatueshmëri të kësaj normative ligjore kundrejt rreth 30 kompanive që janë gjobitur përgjatë gjithë vitit 2016.

Ditët e muajit mars e prill janë afatet e fundit për të gjitha shoqëritë italiane që kryejnë aktivitet call center e që operojnë drejtëpërdrejtë apo përmes një subjekti të tretë jashtë territorit italian, për t’u regjistruar pranë Regjistrit të Operatorëve të Komunikacionit pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Në rast vonese ose mungesë komunikimi gjoba  administrative ndaj tyre do të jetë nga 50 mijë euro në ditë në maksimumin e  150 mijë eurove. Po ndërkohë me anë të kanaleve mediatike , Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar një tjetër manovër ekonomike në ndihmë të rregullimit të sektorit  të punës në shoqëritë call center jashtë kufirit italian me qëllim riatdhesimin e tyre në Itali e hapjen e 20 mijë vendeve të reja pune.

Kjo manovër ekonomike e quajtur Memorandumi i Marrëveshjes do të propozohet të nënshkruhet vullnetarisht nga kompanitë e mëdha të biznesit që kanë nevojë për shërbimet call center me kushtet e propozuar nga Ministira e Zhvillimit Ekonomik siç është garantimi i kryerjes 100 % të aktivitetit të brendshëm të tyre,  në struktura e me personel brenda territorit kombëtar si dhe me kushtin që të paktën 80% e thirrjeve telefonike nga call center të kryhen nga Italia.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Carlo Calenda ka deklaruar se deri më tani janë rreth 12 kompani që i janë përgjigjur pozitivisht kësaj nisme dhe se qëllimi i qeverisë italiane është që të paktën 15 biznese të mëdha të nënshkruajnë Protokollin e Marrëveshjes duke garantnuar kështu hapjen e 20 mijë vendeve të reja pune.

Kujtojmë  gjthashtë se nga data 1 prill 2017 çdo operator i shoqërive call center që operojnë në një vend jashtë BE, siç është Shqipëria ose Tunizia, ka të drejtë t’i ofroj klientit të tij mundësinë e transferimit të thirrjes tek një koleg që gjendet në territorin kombëtar apo në një vend tjetër të Bashkimit Europian. Ky fakt do të thotë uljen e fluksit të punës pë shoqëritë call center italiane në Shqipëri e rritjen e kërkesës së tyre për t’u larguar nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të BE e ku kosto e punës vazhdon të jetë e ulët. Një vned i tillë është Rumania.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme