Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit. Atij i kanë dërguar mesazh sipas zakonit që të ruhet pasi i ka përfunduar afati i besës, një afat që iu vendos nga hasmi pasi i vëllai, Ndue Zefi vrau për shkaqe banale në shkurt 2019 Martin Ndrecën. Por pa mbushur viti Nikoli humbi vëllanë tjetër, Eri Zefin, 35 vjeç, që u gjet i pajetë në një kanal. Atij nuk i kishin dhënë besë ndaj Nikolini është i bindur që ju vra për gjakmarrje dhe se tashmë armët nuk kanë pse të qëndrojnë gati për të.
Jam një mijë përqind i bindur, ata ma kanë vrarë vëllanë, më kanë çuar njerëz më kanë thënë: Nikolin ruhu se të ka mbaru besa, unë s’mund t’u them mos më vrit. Vëllait tim, Erit nuk i kanë dhënë besë, mua më dhanë besë”, u shpreh Nikolin Zefi.
Anila Hoxha: Çfarë është dhënia e besës?
“Domethënë unë kam patur të drejtë me lëviz me dalë, kurse vëllai Eri jo. Në atë kohë që ma kanë vrarë vëllanë unë kam patur edhe një muaj besë me lëviz.”
Anila Hoxha: Çfarë do të thotë një muaj besë
“Do të thotë që ke të drejtë me lëviz nga shtëpia.”
Anila Hoxha: Ku referohet ky koncept një muaj besë, në çfarë rregullash
“Në bazë të kanunit a e ke parasysh, tani mua besa më ka mbaruar qysh gjashtë shtatë muaj.”
Për vrasjen e Eri Zefit mbahet në burg Mikel Alia dhe hetimet kanë ngecur në pritje të një letër porosie që do të saktësojë nëse i riu u vra me porosi për motive gjakmarrjeje. Derisa kjo të ndodhë mbi Nikolinin kanë fuqi vetëm ligjet e kanunit.
Çfarë ndodh kur vritesh për gjakmarrje?
“Ai që është burrë të çon fjalë të thotë jemi një me një , unë të kam vra, kur më vranë vëllanë ju çova fjalë ju thashë ju më keni vra. Unë s’kam si me u rujt, duhet të dal të ushqej fëmijët, kam kalamaj.”
Ndërkohë priten disa letërporosi nga jashtë vendit për të saktësuar nëse u krye apo jo vrasja e të riut për motive gjakmarrjeje.
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...