Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar “trurin” që fshihet pas “Call-Centeave” që ushtronin veprimtarinë e tyre në Shqipëri dhe mashtronin qytetarët duke u marrë paratë me premtimin se do të fitonin miliona me Bitcoin.
Në intervistë në Abc publikoi foton dhe të dhënat e biznesmenit me origjinë izraelite. Ai është Mikhael Benjamin i njohur me nofkën “Mishka” dhe sipas Hoxhës ka patur edhe biznese të tjera në Shqipëri si hidrokarburet dhe kriptomonedhat.
“Mikhael Benjamin, izraelit i datëlindjes 1975. I pajisur me pasaportë më 1 shkurt të vitit 2016. Pasaportën e ka marrë në Sarajevë. Është një nga themeluesit e këtij aktiviteti. Ka qëndruar me deputetë, ministra dhe politikanë. Ishte truri i asaj që po bëhet. Ky person në Shqipëri ka bërë edhe biznese të tjera nga hidrokarburët te kriptomonedhat. Ka pasur Call Center me pagesat më joshëse në Shqipëri. në një moment pa pritur pa pasur një çështje penale, autoritetet shqiptare këtë person e kanë shpallur non grata dhe e kanë deportuar, ndërkohë që bënte biznes në mënyrë të ligjshme”, tha Hoxha.
Po ashtu gazetari bëri me dije se Mikhael Benjam është shpallur në mënyrë të papritur non grata në Shqipëri me pretekstin e prishjes së qetësisë publike.
“Si është e mundur që papritur ky njeri shpallet non grata me motivin për prishjen të qetësisë publike. Nuk kemi shpallur një shtetas izraelit një biznesmen të regjistruar. Është shpallur non grata pa iu dhënë mundësia të shkojë në proces penal. Pse e larguan me urgjencë. Ai njeri mund të nxjerrë shumë gjëra si funksionon ky biznes në Shqipëri. Ai ka informacione shumë. Askush nuk thotë dot që nuk e njeh Mishkën. E kanë shpallur non grata deri në vitin 2023. Bizneset e tij nuk janë non grata. Janë në aktivitet. Ai ka punuar me shqiptarë me shumë lidhje të forta me pushtetin. Bizneset dhe kompanitë e tij i mori dikush. Nuk ka një hetim për këtë gjë. Shqipëria nuk fiton ndonjë gjë të madhe nga kjo. Kanë ardhur gjermanët. Do vijnë francezët, italianët dhe amerikanët. Kem zhvatur qytetarët e tyre dhe ata nuk ta falin. Vjen dikush me një hard disk. E fut aty vjedh edhe zhduket” , tha Artan Hoxha.
Ndër të tjera Artan Hoxha tha se pas zhurmës së krijuar në ditët e para të publikimit të skandalit, dhe nisjes së hetimeve nga SPAK në Shqipëri janë mbyllur me qindra Call Center.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...