Kryetari i partisë kryesore opozitare në Greqi “Demokracia e Re”, Kyriacos Mitsotakis e ka quajtur një vrasje, vdekjen e Konstantin Kacsifas duke nënvizuar se veprimet dhe deklaratat që i vendosin në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve duhen shmangur në të ardhmen.
Menjëherëpas ngjarjes kryeministi Rama e konsideroi viktimën njëekstremist tëçekulibruar dhe mbrojti idenëse vrasja e tij ishte e pashmangshme.
Duke folur në një intervistë për gazeten serbe Politica, Mitsotakis komentoi kështu zhvillimet mes Greqisë dhe Shqipërisë.
“Të shtenat dhe vrasja e një anëtari të pakicës greke në Shqipëri lë shumë boshllëqe dhe rrethana të paqarta të cilat autoritetet shqiptare duhet t’i shpjegojnë. Disa deklarata nga ana e tyre nuk janë të dobishme dhe ne të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ruhen dhe të mos përkeqësohen nga deklarata dhe veprime të tilla”, tha Mitsotakis në intervistën e tij.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës