Me mbylljen e vitit, vjen dhe një bilanc përsa i përket titujve më të kërkuar nga të pasionuarit pas librit.
Fatmirësisht në vendin tonë, dëshira për të lexuar dhe promovuar librin po vjen në rritje. Por, një prej librarive më të dashura në vend, që ka qenë prej kohësh një pikë referimi për kryeqytetin – më saktësisht që prej vitit 1999 – është pikërisht Adrion Ltd.
Libraria Adrion prej vitesh ofron një gamë të gjerë titujsh për lexuesit shqiptarë ku përfshihen autorët vendas por edhe ata të huaj dhe mbi të gjitha, për këdo që po kërkon një vend, ku librit dhe letërsisë i dedikohet një vend i veçantë e i merituar në një ambient të kuruar deri në detaj, këtu ju do të gjeni libra, revista, gazeta, katalogë madje edhe manga në gjuhë të ndryshme, por kryesisht shqip dhe anglisht.
Më poshtë do të gjeni listën e titujve më të kërkuar në librarinë më të madhe në vend gjatë vitit 2021:
1 – Të lirë – të rritesh në fund të historisë nga Lea Ypi
Te lire – nga Lea Ypi
Libri ‘Të lirë – të rritesh në fund të historisë’ vjen për publikun shqiptarë në stilin Memoir nga autorja shqiptare Lea Ypi, profesor e Teorisë Politike në London School of Economics. Ky libër ka qenë një befasi e vërtetë për vitin 2021, dhe jo vetëm sepse pak ditë më parë ai arriti të përzgjidhej në listën e librave më të rekomanduar për vitin 2021 nga të famshmet The New Yorker dhe Penguin.
Përveç krenarisë që puna dhe emri i një autoreje shqiptare po lakohen në disa nga rrethet më të njohura të kritikëve letrarë në botë, një tjetër aryse për të mos e fshehur gëzimin është pikërisht tematika e trajtuar nga Lea Ypi në këtë libër. ‘Të lirë’ flet për kohën e brishtë të tranzicionit që kaloi shteti shqiptar nga komunizmi në pluralizëm – si dhe gjithçka kjo kohë përfaqësoi për vetë autoren, të cilës si shumë shqiptarëve, ju desh të kapërcente më shumë se një tranzicion, teksa rritej në vitet e ndryshimit.
Mos e humbisni këtë libër i cili veç të tjerash, i jep lexuesve të huaj një mundësi për t’u njohur me shqiptarët, me anë të një copëze të identitetit dhe historisë sonë të përbashkët e cila gjendet e ngurosur në memoriet tona kolektive.
2 – Sekreti i Krishtlindjes – nga Richard Paul Evans
Richard Paul Evans është një autor amerikan i cili ka marr titullin Bestseller nga New York Times për Koleksionin Noel, dhe këtë vit ai rikthehet me një histori mallëngjyese krishtlindjesh plot sekrete, thyerje zemrash, faljesh por edhe introspeksioni.
Historia e një blogerje, e cila shkruan për ndjesitë e saj më personale duke detajuar udhëtimin e përditshëm të jetës nga përballja me botën e jashtme deri tek fasada që i duhet të ngrejë në mënyrë që të fshehi emocionet e brendshme. Një romancë krishtlindjesh e sjellë në Shqipëri nga shtëpia botuese Living.
3 – Gratë e padukshme nga Caroline Criado Perez
Grate e Padukshme – titulli origjinal: Invisible Women
Të dhënat janë kthyer në një element thelbësor të kohëve moderne. Duke nisur nga zhvillimi ekonomik, tek sistemi shëndetësor, edukimi apo edhe politikat publike, ne varemi nga shifrat për të shpërndarë resurset tona si dhe për të marrë vendime themelore. Sidoqoftë, sipas autores feministe britanike me origjinë argjentinase, “për shkak se shumë të dhëna dhe studime nuk e marrin parasysh gjininë si faktor, pasi burrat trajtohen si norma dhe gratë si atipike, njëanshmëria dhe diskriminimi gjenden të rrënjosura në sistemet tona. Dhe gratë janë ato që paguajën kostot më të larta për këtë njëanshmëri, duke filluar nga koha e tyre, paratë e shpesh edhe me vetë jetët e tyre”.
Perez bën një investigim të thelluar psikologjik, duke u bazuar në qindra studime dhe kërkime për këtë temë në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera të botës. Mos e humbisni.
4 – Fajin ma ka gjuha nga Virgjil Muci
Virgjil Muci – Fajin ma ka Gjuha
Një prurje e re e letërsisë shqipe, ‘Fajin ma ka gjuha’ u shpall libri më i mirë i vitit në Panairin e Librit 2021. Nga shtëpia botuese Aeditions, kjo vepër vjen si një cikël tregimesh fantastike dhe është pjesë e një triologjie e cila nis me ‘Përalla shqiptare 100+1 netë’, ‘Erotikoni e Satirikoni’ dhe përmbyllet me ‘Fajin ma ka gjuha’. Librat mund të lexohen veç e veç por sigurisht ato mund të shijohen edhe si fragmentet e një triptiku, që vjen për lexuesin shqiptar nga autori dhe përkthyesi i mirënjohur, Virgjil Muci, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në skenën artistike shqiptare, duke fituar edhe çmimin Kadare në vitin 2018. Mos e humbisni këtë ndërthurje të legjendave tona epike me fantazinë dhe folkun që flet shqip!
5 – Posteri shqiptar nga Rubens Shima
Posteri shqiptar nga Rubens Shima
Libri “Posteri Shqiptar – Një histori e shkurtër e imazhit të propagandës” është një punë kërkimore disavjeçare rreth posterit të propagandës në Shqipërinë e shekullit 20. Pothuajse i gjithë koleksioni i posterave të përdorur në këtë libër është i panjohur dhe i pabotuar më parë. Libri përmban 250 ilustrime posterash nga vitet 1905 – 1990, të cilët gjenden në koleksione të ndryshme private, Bibliotekën Kombëtare dhe Arkivin Qendror Shtetëror. Pavarësisht se fokus kryesor hulumtimi në libër është posteri i propagandës gjatë regjimit diktatorial, historiku i këtij zhanri piktorik në Shqipëri është më i hershëm. Mos e humbisni këtë prurje të re dhe punim kërkimor të detajuar nga studjuesi dhe kritiku i artit, Rubens Shima./euronews.al/
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...