LIBRA do marrë pjesë në zgjedhje, PS ironizon: Jemi të kënaqur

22:06 | 4 Prill 2017
Trina Galanxhi

PS ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LIBRA Ben Blushi për pjesëmarrje në zgjedhje.

Në një njoftim për mediat, PS ironizon duke shprehur kënaqësi për pjesëmarrje të LIBRA në zgjedhje, ndërsa thote se falë zgjedhjeve të 18 qershorit do të kuptohet sa vota do të marrë PS që lufton për shtet dhe sa vota do marrë një parti që lufton të bëjë kryetarin ministër.

Deklarata e PS

Partia Socialiste e Tiranes shpreh kenaqesine qe deputeti opozitar Ben Blushi vendosi te marre pjese ne zgjedhjet e 18 qershorit.

Fale zgjedhjeve te 18 qershorit, shqiptaret do te kuptojne sa vota do te marre Partia Socialiste qe lufton per shtet, punesim dhe mireqenie per Shqiperine qe duam dhe sa vota do te marre nje parti qe lufton vetem per te bere kryetarin e saj minister.

Partia Socialiste eshte krenare per ate cka kemi arritur gjate ketij mandati, per te bere shtet dhe luftuar per drejtesi, duke mbledhur taksat, luftuar informalitetin, rritur rrogat e pensionet dhe duke luftuar vendosmerisht per te cliruar drejtesine nga gjykatesit e prokuroret e korruptuar.

Kemi ende shume per te bere, sidomos per te luftuar per vende te reja pune, njesoj sic luftojme per reformen ne drejtesi.

Nen drejtimin e Kryeministrit Edi Rama ne do te luftojme per Shqiperine qe duam!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme