Google ADS

Lia e majmunit, asnjë rast në Shqipëri! Të lindurit para viteve 1980 më të mbrojtur

00:10 | 1 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Ndërsa rastet e infektuara me Linë e Majmunit po shtohen nëpër botë Organizata Botërore e Shëndetësisë I ka bërë thirrje një grupimi, që rezulton më I prekuri nga virusi, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. OBSH-ja I bëri apel që ata të reduktojnë partnerët seksualë. 18 mijë njerëz në 78 vende të botës janë infektuar deri tani nga Lia e Majmunit për të cilën OBSH-ja ka shpallur më herët Emergjencën Globale Shëndetësore. 70 % e rasteve janë në Europë dhe 25% në Amerikë.

“Nuk ka vend për panik, për shqetësim dhe alarm. Risku për Shqipërinë klasifikohet I ulët si nga OBSH-ja edhe nga Instituti I Shëndetit Publik, ISHP. Fatmirësisht deri tani nuk kemi asnjë rast të dyshur. Shumica e rasteve janë në kontinentit europian dhe klinika ka qenë e lehtë dhe mesatare. Nuk ka humbje jete. Disa raste vdekje janë shënuar në zonën endemike, në Afrikë.

Ne kemi kaluar në survejancë të përforcuar dhe po kryejmë trajnime me mjekët infeksionistë dhe me mjekët e familjes. Dhe lajmi tjetër I mirë është që kapacitetet diagnostikuese ekzistojnë në ISHP dhe mund të kryhet analiza dhe përgjigja del brenda ditës.

Lia e Majmunit përhapet nga kontakti shumë I ngushtë fizik, pra lëkurë më lëkurë dhe kontakt me rrugë seksuale. Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë tek këta persona, pra tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj. Shenjat janë të ngjashme me linë e zakonshme, ose me Variçelën, temperaturë që varion nga 37 e lart, me këputje, dobësi të theksuar, dhimbje koke, dhimbje muskujsh dhe 2-3 ditë pas këtyre shenjave shfaqen njollat në lëkurë ose rashi.

As në Shqipëri e as në Europë nuk ka patur ndonjëherë raste të Lisë së Majmunit. Rastet e para u shfaqën vetëm para 2 muajve në Europë.

Personat që kanë lindur para viteve 80 dhe kanë bërë vaksinën e Lisë së Zezë kanë një lloj mbrojtje nga Lisë së Majmunit.

Lia zgjat 2-3 javë maksimumi. Personi mund t’ja ngjisë linë të tjerëve gjatë gjithë fazës që është me njolla në lëkurë. Kjo do të thotë që peronat e infektuar duhet të izolohen dhe personat e kontaktit duhet të karantinohen. Marrëdhëniet seksuale është mirë të shmangen gjatë kësaj periudhe, pra për rreth 21 ditë.”- tha Artan Simaku, Epidemiolog, ISHP./tch/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme