Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, komuniteti i Lesbikeve, Gay, Biseksualëve dhe Transeksualëve bëjnë me dije se parada me biçikleta e planifikuar për datën 13 Maj do të zhvillohet sipas parashikimeve pavarësisht se në të njëjtën ditë opozita ka njoftuar mbajtjen e një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë ditës së sotme, organizatorët e paradës Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi zhvilluan një takim me strukturat e larta të Partisë Demokratike për t’u koordinuar.
Bëhet me dije se ky takim u zhvillua në një frymë bashkëpunuese. Gjatë takimit aktivistët LGBTI morën garancinë direkte nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga ana e mbështetësve të opozitës nuk do të ketë asnjë incident apo kërcënim për mbarëvajtjen e sigurt të këtij aktiviteti.
U ra dakord që orari më i përshtatshëm për zhvillimin e paradës të jetë ora 10:00, ditën e shtunë 13 Maj.
Nisja do të bëhet tek Pallati i Kongreseve, pjesëmarrësit do të pedalojnë në bulevard dhe do të kthehen majtas në rrugën Ismail Qemali, do të futen në zonën e ish-bllokut, Rruga Ibrahim Rugova dhe ashtu siç ishte parashikuar do të vazhdojnë përgjatë lumit të Lanës, do të kthehen tek ura në shkollën “Vasil Shanto” dhe do të vazhdojnë përsëri përgjatë Lanës.
Në këtë paradë do të marrin pjesë aktivistë LGBTI nga i gjithë rajoni, mbështetës, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBTI nga Shqipëria si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri.
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...