Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas u kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv.
I ndihmuar dhe nga era flakët janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger, Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj.
Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat Civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri të Emergjencave Civile që varen nga qeverisja qendrore.
“Siç duket qeverisja qendrore dhe lokale është e fokusur te problemet zgjedhore se tek problematikat emergjente që ka komuniteti dhe duket se ndikimi qeverisës është pa asnjë ndikim sado minimal në këto zona. Katundi Vjetër i fokusuar bindshëm në drejtim të zhvillimit të turizmit malor merr goditje fatale nga djegia e madhe e fondit pyjor, një nga bukuritë e mahnitshme të këtij destinacioni turistik.
Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme e strukturave përgjegjëse të Bashkisë Mirditë dhe Emergjencave civile kombëtare nga zjarri pasi sipas banorëve të zonës nuk ka asnjë ndërhyrje për eliminimin e zjarrit të fuqishëm dhe që rrezikon pronat e jetën e banoreve të Bulgerit . Rubiku jashtë vëmendjes shtetërore dhe bashkiake e aq më shumë kur Katundi Vjetër si destinacion turistik është përfshire te “Programi i mbështetjes së 100 fshatrave për zhvillimin e turizmit malor “ jo vetëm nuk mbështetet, por të paktën të ndihmohet për të ruajtur bukuritë e natyrës saj të mahnitshme.”
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...