Tentojnë të vjedhin një banesë vilë , kapen në flagrancë nga policia 2 autorët e dyshuar në momentin që po nxirrnin materialet për t’i transportuar.
Një 42-vjeçar dhe djali i tij janë arrestuar në flagrancë nga policia teksa po tentonin të vidhnin një banesë. Bardhok Miza, 42 vjeç, si dhe djali i tij E.Miza 17 vjeç, të dy nga Kurbini u kapën nga policia teksa po nxirrnin materialet nga banesa për t’i transportuar.
Gjithashtu, të arrestuarit, janë dokumentuar me prova ligjore si autorë të dyshuar edhe të vjedhjeve të ndodhura më parë :
– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.
– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre , i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Vjedhje” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu, kontrolle të befasishme do vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale,si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike./Top Channel
Kapiteni i Ipswichit nuk pranon të mbajë shiritin me ngjyrë ...
Kevin i heq 10 mijë euro nga çmimi i madh, për ta kaluar nat...
Milaim Zeka, Drilonit: ‘Ta lexoj mimikën, ti digjesh për Lel...
Shtypi gjerman për sulmin në Kosovë: “Terrori në Kosovë̶...
Kurti te Darka e Lamës: Edhe sipërfaqja e punuar e tokës edh...
SHBA, kufizon eskportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina ...