Google ADS

Lezhë, prej dy javësh asnjë rast i ri me COVID-19

11:51 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Që prej datës 3 prill në Lezhë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor sipas të cilës gjatë 3 ditëve të fundit janë testuar 13 persona të dyshuar, por fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ.

Po ashtu numri i personave të shëruar ka shkuar në 8, ndërsa dhe 6 rastet që janë aktualisht aktiv ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ndërkohë edhe në Mirditë një nga tre personat e infektuar me coronavirus është shëruar. Po ashtu bëhet e ditur se të gjithë personat e dyshuar ditën e fundit pas testimit që ju është bërë kanë rezultuar negativ.

Aktualisht në Qarkun e Lezhës janë 8 raste aktive me COVID-19, ndërsa institucionet shëndetësore apelojnë për zbatimin e rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga coronavirusi dhe më kryesorja është distancimi fizik./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme