Në një deklaratë për shtyp, qendra operacionale e emergjencave në Lezhë kreu një pasqyrim të situatës në ditën e 10-të pas fatkeqësisë natyrore që preku qarqet Durrës, Tiranë dhe Lezhë.
“Pasi kemi kapërcyer fazën e parë të emergjencës duke u dhënë ndihmë personave të rrezikuar, akomoduar në hotele e çadra në zonat rurale, sot jemi në fazën intensive të verifikimit të objekteve e banesave.Aktualisht janë 2-fishuar grupet e verifikimit me inxhinierë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra, duke operuar me 18 grupe vlerësimi në terren. Nga sot ka nisur vlerësimi i objekteve edhe në Bashkinë e Mirditës.
Disa objekte të rëndësishme si shkollat e çerdhet janë ekspertuar nga Inxhinierë të Institutit në Tiranë, duke marrë vendimet e domosdoshme për sigurinë dhe mësimdhënien. Për shkollën e dëmtuar Gjergj Kastrioti, është marrë vendim që deri në një moment të dytë, mësimi të zhvillohet në shkollën Besëlidhja, me 2 turne. Drejtoria arsimore e Lezhës ka marrë masa për identifikimin e nxënësve që janë evakuuar dhe janë siguruar mjetet për transportimin e tyre në shkolla.
Siç keni qenë dëshmitarë që disa pallate janë verifikuar nga grupe me inxhinierë izraelitë.
Pas këtyre verifikimeve nga grupet në terren rezulton se:
66 pallate paraqesin rrezikshmëri të lartë
235 banesa paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe 181 të tjera kanë dëmtime të nivelit të mesëm.
783 qytetare janë aktualisht strehuar nëpër çadra, dhe po vijon pajisja me to edhe e familjeve që kanë sjellë kërkesa pranë Qendrës Operacionale të Emergjencës Civile apo pranë Bashkive të Qarkut dhe Prefektures.
Ndërkohë që 1280 qytetarët vazhdojnë te jene akomoduar ne 3 hotele ne Shengjin.
Eshte kryer identifikimi i plote i te sëmurëve kronikë (144) ndërkohe qe vijon administrimi i vaksinave antigrip. Janë realizuar mbi 530 vizita individuale, dhe disa individe janë vizituar edhe për here te dyte.
Neser do te ketë nje tjeter ekip mjekesor, i cili do te vijoje vizitat neper zonat rurale dhe qytetaret e vendosur neper çadra.
Ne bashkepunim te ngushte me 3 kryetaret e bashkive, Lezhe, Kurbin e Mirdite po hartohen vendimet e këshillave bashkiake për bonuset e qerave, per familjet te cilat kane banesa te demtuara dhe nuk mund te qëndrojnë me shume se ditet e para te janarit ne hotel, por do te akomodohen ne shtepi me qera.
Gjithashtu është duke u pergatitur i gjithë dokumentacioni per te nisur procesin e shembjes se strukturave qe nuk mund te riparohen, ne menyre qe te mund te fillojme sa me pare procesin e rindertimit.
Javën që vjen pritet te permbyllim edhe procesin e vlerësimit të pallateve dhe banesave të tjera publike.
Shërbimet e emergjencës mbeten në krye të detyrës per te pritur çdo thirrje nga qytetaret dhe per te marre masa per adresimin e ketyre problematikave (159 deri tani). Gjithashtu 3 numrat e gjelbër dhe platforms Shqipëria qe duam. al jane ne dispozicion te qytetareve.”
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...