Dioqeza e Lezhës nisi zyrtarisht vitin jubilar të shpresës, i shpallur nga Papa Fraçesku sipas traditës biblike. Procesioni fetar nisi në Katedralen e vjetër të Shën Kollit, ku sot ndodhet Memoriali i Gjergj Kastriotit.
Ritualit ju bashkuan dhjetëra qytetar të cilët nën udhëheqjen e Ipeshkvit të Dioqezës së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, me kryqin e jubileut marshuan drejt katedrales së re të qytetit, ku u mbajt dhe mesha e shenjtë.
Në fjalën e tij para besimtareve, ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës monsinjor Otavio Vitale tha se në këtë situatë të vështire që po kalon e gjithë bota, me lutjet tona duhet të jemi shtegtar të shpresës.
Jubileu është një ngjarje historike që zhvillohet çdo 25 vjet dhe sipas traditës biblike, është një vit i veçantë i faljes së mëkateve, borxheve dhe faljes universale në të gjithë boten./rtsh.al
Statovci dhe Maqedonci vizitojnë një familje prishtinase
Xheneta plas bombën në shtëpi, flet për njohjen që la në gjy...
Salah lë të kuptohet për largim nga Liverpool
Ursula von der Leyen diagnostikohet me ‘pneumoni të rëndë’, ...
Plagoset me armë zjarri një person në Arbëri të Prishtinës
Malazezët protestojnë para Qeverisë duke kërkuar përgjegjësi...