Google ADS

Lezha zhvillon garat me kajak

13:15 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Garat me kajak është një prej sporteve që ende zhvillohet vetëm si pasion në vendin tonë.

Por bashkia e Lezhës, duke shfrytëzua Lumin Drin synon të ndryshojë këtë realitet dhe po punon për ngritjen e ekipeve të para.

Është sport olimpik, por garat me kajakë në Shqipëri janë ende vetëm pjese e shëtitjeve turistike.

Lezha po synon ta ndryshojë këtë realitet.

Këta të rinj, janë bërë pjesë e garës me dëshirën për të provuar diçka të re, por tani mendojnë më shumë.

”Ishte hera e parë dhe më pëlqeu shumë. Do vazhdoj të bëj stërvitje me kajak.”

Të shumta janë edhe vajzat.

”Unë për vete jam shumë e kënaqur me këtë sport dhe i ftoj të gjitha vajzat të marrin pjesë sepse do ja kalojnë shumë bukur.”

Drejtoria e Sporteve në Bashkinë e Lezhës po synon të ngrejë ekipet e para.

Duan të shfrytëzojnë faktin se Drini aty kalon i shtruar përmes qytetit.

”Shumë shpejt, ne dhe ekipi po presim vetëm përzgjedhjen e fëmijëve.”

Garat amatore me kajakë në Lezhë zhvillohen për të tretin vit radhazi, ndërsa tashmë është bërë edhe pjesë e klubit shumësportëshsh që mbështetet nga bashkia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme