Dy vajzat që humbën jetën në aksidentin e frikshëm në Tiranë me tre viktima u identifikuan nga policia. Ato janë Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe 23-vjeçarja Sikela Përroj, të dyja banuese në Tiranë. 23-vjecarja Përroj ishte nga Shalësi i Cërrikut.
Familja e saj jeton jashtë, ndërsa e reja kishte mbaruar shkollën për Gazetari në Tiranë dhe vazhdonte të jetonte këtu.
Ato po udhëtonin me makinën tip “Audi” me shofer 20-vjeçarin Klevis Ruçajn kur automjeti doli nga kontrolli dhe përfundoi disa metra poshtë një nënkalimi në unazën lindore të Tiranës.
Sipas policisë, makina ka qenë me drejtim lëvizje nga Farka për te rrethrrotullimi pranë një qendre tregtare. Por për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara, mjeti nuk u fut në rrethrrotullim, por u përplas me barrierat anësore duke i çarë ato e duke përfunduar disa metra më poshtë, ku u përplas me një tjetër makine që po udhëtonte drejt Elbasanit.
Si pasojë e përplasjes tre pasagjerët në automjetin tjetër Honda mbetën të plagosur. Dy vajzat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa pas disa orësh betejë për jetën në spital ndërroi jetë edhe shoferi 20-vjeçar.
Nga matjet e kryera në terren nga ekspertët rezultoi se Audi udhëtonte me një shpejtësi mbi 200 km në orë dhe shenjat e para të frenimit i ka pasur vetëm 27 metra larg rrotullimit duke mos pasur asnjë mundësi për shmangien e aksidentit.
Nga të dhënat e policisë, 20-vjeçari e ka marrë patentën më shumë se një vit më parë, por edhe pse ishte shofer i ri, ishte ndëshkuar 5 herë nga policia për shkelje të ndryshme. Shpejtësia që i mori jetën vetë atij, por dhe dy vajzave reklamohej dhe në rrjetet sociale të 20-vjeçarit. /A2/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...