Lëvizte me armë pa leje, kapet në flagrancë 31 vjeçari

15:36 | 14 Korrik 2017
M. A.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, mesditën e sotme kanë bërë ndalimin e një 31 vjeçari që qarkullonte me armë pa leje. Policia sqaron se ky shtetas është konstatuar në rrugën “Demokracia” në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip “Audi”.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe kanë filluar ushtrimin e kontrollit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë, e llojt “TT” dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë. Menjëherë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime proceduriale të mëtejshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme