Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar paralajmëron Shqipërinë dhe Kosovën se taksa e imponuar rrugore në “Rrugën e Kombit” është e papranueshme për shqiptarët në të dy anët.
LShB nëpërmejt një reagimi thotë se “derisa rrejshëm propagandohet për lehtësimet kufitare mes dy shteteve shqiptare, faqezinjtë e klasës së korruptuar dhe kriminale politike të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Shqipërisë Veriore (Kosovës) vëjnë barriera të tjera mes shqiptarëve dhe tentojnë t’i largojnë edhe më shumë”.
“Në kohën kur Kuvendi i Faqezinjëve të Çorientuarve të Kosovës miratoj faljen e një pjese të konsiderueshme të territorit të saj përmes Marrëveshjes anti-ligjore të Demarkacionit dhe në kohën kur pritet një Marrëveshje antikushtetuese mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë shoviniste për Detin, varrosjen e Çamërisë, infektimim e televizionit publik shqiptar në Korçë me transmetime në gjuhën greke (edhepse në Korçë nuk ka minoritet grek) dhe shpikjen e varreve imagjinare të ushtarëve “grekë” në enklavat e imagjinuara shoviniste të platformës shoviniste greke të “Megal Idesë” të kriminelit grek J. Koletit. Si duket tradhtitë ndaj shqiptarëve nuk do të marrin fund kurrë. Kjo taksë e re rrugore mes dy pjesëve të Shqipërisë së Bashkuar është edhe një tentativë tjetër e dy qeverive tradhëtare për të ndarë shqiptarët edhe më shumë. Prandaj, ashtu më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të vendosur, për shëmbjen e kufirit Shqipëri – Kosovë, kësisoj LSHB u ka dhënë afat dy qeverive tradhëtore për heqjen e kufirit Shqipëri – Kosovë deri më 28 nëntor të këtij viti, por jemi të vetëdijshëm që ky kufi nuk do të heqet nga kjo klasë politike tradhëtare dhe këtë po e dëshmojnë çdo ditë duke e forcuar, ndërtuar objekte të reja kufitare dhe duke vënë barriera të papërballueshme për shqiptarët e papunë dhe të rraskapitur nga varfëria ekstreme. Përfundimisht, shqiptarët në të dy anët e kufirit duhet të organizohen vullnetarisht dhe jo në emrin e një individi apo organizate e lëvizjeje por në enër të vullnetit të kombit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të shembin kufirin Shqipëri-Kosovë, në qoftë se është e nevojshme edhe dhunshëm”, thuhet në reagim.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...