Në vazhdën e finalizimeve të shumë apartamenteve që janë ndërtuar pas tërmetit shkatërrues të 2019-tës, kanë qenë edhe 230 apartamente në Manzë të Durrësit.
Përmes një videoje të ndarë në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se këto 230 apartamente sot do të hapin dyert.
“Manzë, Durrës, ku sot hapim dyert për 230 apartamente të reja për banorët që humbën shtëpinë më 26 nëntor të dy viteve më parë” ka shkruar Rama në Facebook.
Ditë më parë u finalizua edhe ndërtimi i fundit në Shijak, me lagjen e Rilindjës, në të cilën do të strehohen 802 familje.
Qindra familje mbeten pa kulm mbi kokë në nëntor të vitit 2019, me tërmetin 6.4 ballësh që goditi vendin në orët e hershme të mëngjesit.
Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës i vitit 2019, duke marrë 21 jetë. /arbresh.info/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...