Protesta që zhvilloi sot opozita, të cilës iu bashkuan edhe shumë qytetarë nga mbarë vendi është bërë objekt diskutimi dhe debati edhe në faqen e “Facebook”-ut të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim të këtij të fundit nga vizita e tij në një kantinë vere në Berat, qytetarët kanë bërë komentet e tyre, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kritikonin. Mes komenteve që spikatin është edhe ai një qytetari, i cili i shkruan Ramës se ka zënë frikë nga protestat që pi verë.
Ndërkohë një tjetër shkruan se kryeministri duhet të lërë qytetarët që të protestojnë. Me humor Rama i është përgjigjur komentuesit, ndërsa shkruan se: “Populli është shume me i mençur se ti e se unë dhe s’ka zot qe e pengon a ndalon, po ama s’ka as marifetçi qe e tërheq për hunde ne drejtim te paditur”.
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë