Pasojat e përmbytjeve në bashkinë e Shijakut e të Durrësit vazhdojnë të jenë të mëdha në banesa, biznese dhe shumë hektarë tokë bujqësore që ndodhen ende nën pushtetin e ujit.
Banorët e lagjes ”Erzen” në Shijak kanë kaluar një tjetër natë të vështirë. Ndërkohë që uji ka nisur të tërhiqet, pasojat janë të shumta dhe ata po përballen edhe me mungesën e energjisë dhe ujit të pijshëm.
Situata paraqitet e rënduar edhe në Katund të Ri të bashkisë Durrës. Temperaturat janë në rënie, ndërsa dhjetra familje janë të izoluara.
”S’na ka ngel asgjë në shtëpi pa u prish. Askush nuk ka ardh për të na parë. Drita s’kemi. Ujë s’kemi. Vetëm 20 cm ka zbrit uji.”
”Uji erdhi dhe shpërtheu direkt. Arriti deri te dera dhe vendosëm thasët me rërë. U mbush me ujë rreth e qark shtëpisë.”
Ndërhyrjet për të siguruar sipërfaqe të reja toke pranë shtratit të lumenjve, po dhe hedhja e mbetjeve urbane dhe inerteve kanë krijuar një emergjencë që prej vitesh është lënë në harresë./TCH
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...