Google ADS

Lëkundje tërmeti në Tiranë

15:57 | 11 Nëntor 2020
Arbresh.info

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në Tiranë pak më parë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, ndërkohë që epiqendra ka qenë në Maqedoninë e Veriut, në Gostivar me magnitudë 4.9.

Sakaq Ballkani perëndimor është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 5 ballë të shkallës rihter me epiqendër Maqedoninë e Veriut në orën 04:54.

Ditën e sotme janë regjistruar rreth 100 lëkundje të njëpasnjëshme .

Lëkundjet kanë qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme