Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë duke vendosur në pranga punonjësin e policisë pasi dyshohet për shpërdorimin e detyrën në portin e Durrësit.
Sipas policisë, punonjësi i policisë me detyrë kontrollor në stacionin e policisë në portin e Durrësit dyshohet se ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durrës-Bari.
Ky i fundit sapo ka zbritur në Bari i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë.
“Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues shtetasin E. U., 45 vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durrës-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për përfshirje të punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale./rtsh.al/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...