Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste televizive sqaroi dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet, ku deklaroi se numri i tyre lidhet me investimet e shumta publike, si sheshi “Skënderbej”, “Pazari i Ri”, shkollat e reja, kopshtet, çerdhet etj.
Veliaj theksoi se gjysma e lejeve të dhëna nga ai janë për punë publike, ndërkohë që në kohën e Bashës, të gjitha lejet e dhëna ishin për ndërtime private, pasi nuk bëri asnjë investim.
“80 mijë metra katrorë është vetëm Bulevardi i Ri. Nga të dhënat e INSTAT-it ka më shumë metra katrorë, sepse në këto 4 vjet janë bërë më shumë punë publike. 67 mijë metra katrorë janë vetëm kopshte dhe çerdhe. 100 mijë metra katrorë është leja për sheshin “Skënderbej”. Gjysma e lejeve janë në fakt punë publike, ndërkohë që në administratën e shkuar ndërtimet ishin 100 për qind punë private, se nuk kishte punë publike”, – tha Veliaj.
Kreu i bashkisë së Tiranës deklaroi se Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë dhe ka nevojë për 4-5 mijë apartamente.
“Kritikët janë të gjithë analistë në rrogë të një ndërtuesi dhe e kuptoj filmin. Pra, ti e kupton që një ndërtuesi nuk i intereson të ketë ndërtime të tjera se do ta mbajë çmimin e lartë, se po të ketë ofertë, çmimet mbahen të balancuara në Tiranë. Tirana shtohet çdo vit me 25 mijë banorë, do të thotë se ka nevojë për 4-5 mijë apartamente. Nëse nuk jemi aktivë të ruajmë balancën mes kërkesës dhe ofertës, atëherë të marrësh një apartament në Tiranë është si të marrësh një apartament në Londër. Ndërkohë për çiftet e reja, ku vetëm bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta në vit, do qe e pamundur të vinte në Tiranë”, – deklaroi Veliaj. /atsh/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...