Qeveria e Shqipërisë ka miratuar një projektligj që po shqyrtohet tashmë në komisionet parlamentare për disa ndryshime në ligjin e shtetësisë, ku i hapet rruga fëmijëve të të huajve që nëse lindin në Shqipëri, të marrin menjëherë shtetësinë shqiptare.
Drafti pritet të krijojë debate për shkak se në të paktën dy nene të tij lehtësohet në maksimum marrja e shtetësisë së Shqipërisë.
Konkretisht përcaktimi i parë ligjor që i jep të drejtën fëmijëve të lindur në Shqipëri nga prindër të huaj të marrin shtetësinë shqiptare, bëhet në nenin 7.
Në këtë nen është shtuar një paragraf ku thuhet se nëse prindërit kanë qëndrim të rregullt në vendin tonë, fëmija që ata sjellin në jetë mund të marrë shtetësinë shqiptare.
Kjo është një praktikë e njohur në vende në Kanadaja dhe Amerika, ndërkohë që në Evropë, në vende si Gjermania shtetësia nga fëmijët e emigrantëve merret vetëm pasi prindërit të kenë marrë më parë pasaportën gjermane.
Ndërkohë që një parashikim tjetër është ai i nenit tetë ku çdo emigrant që vjen të punojë në Shqipëri dhe ka një fëmijë me shtetësi shqiptare, mund ta marrë edhe ai shtetësinë edhe nëse nuk ka e zotëron gjuhën shqipe.
Ndryshimet ligjore i hapin rrugë gjithashtu fëmijëve të prindërve shqiptarë jashtë vendit që duan të luajnë me kombëtaren kuqezi dhe që deri tani nuk e merrnin dot pasaportën shqiptare pa mbushur 18 vjeç, ta marrin dokumentin edhe më përpara.
“Federata Shqiptare e Futbollit është organizmi i cili më së shumti ka evidentuar këtë problematikë dhe ka kërkuar ndryshimin e politikës në fjalë, duke qenë se nga praktika në disa dekada pune, vlerëson se vendosja e kriterit “që të ketë mbushur moshën 18 vjeç”, sjell një kufizim të madh në drejtimin e kërkimit, zbulimit të talenteve të reja (jo me shtetësi shqiptare) për dhënien e kontributit të tyre në skuadrat e kombëtares shqiptare. Në sportin e futbollit, dhe jo vetëm në këtë disiplinë, talentet zbulohen dhe trajnohen që në moshë të vogël, prandaj ky kriter ka natyrë kufizuese dhe diskriminuese”, thuhet në relacionin e Qeverisë./Arbresh.info
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...