Sali Berisha është shprehur kundër nismës që pritet të ndërmarrë qeveria për legalizimin e kanabisit në vend. Në një konferencë për mediat Berisha e konsideroi një vendim të dëmshëm për shqiptarët, një vendim sic u shpreh ai për legalizimin e krimit, drogës vrasjeve.
Berisha: Jam këtu për vendimin e dëmshëm që Rama po merr legalizimin e kanabisit. Ky vendim është për legalizimin e krimit, drogës, vrasjeve, drogimin e të rinjve dhe popullatës dhe dhunimin e shëndetit fizik dhe mendor si dhe të identitetit të shqiptarëve, reputacionit të tyre. Unë në formimin tim si mjek por edhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin, jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve dhe rrethanave të tjera. Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk ka ndonjë kundërshti, por studimet e gjera të universiteteve më prestigjoze të botës dhe të fundit kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze, strukturore dhe në procese të trurit.
Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave më të rënda, se jep ndryshime strukturore të evidentuara në trurin e përdoruesve të saj. Kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut. Kanabis ka të paktën përbërjen e saj mbi 50 lëndë kimike dhe për efektet e tyre anësore në trup nuk ka studime shteruese, nuk ekzistojnë. Këto janë aspektet mbi shëndetin fizik dhe mendor, por të legalizosh kanabisin në Shqipëri, vend i etiketuar sic e dini ju në mënyrë të përsëritur në media botërore si “Kolumbi e Europës” apo Kanabistan do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi, ta bësh kanabisin simbol të Shqipërisë, e cila vetëm në biodiversitetin e saj në speciet e bimëve aromatike ka bimë dhjetëra herë më të kushtueshme se kanabis.
Vendimi është një akt shumë i pamenduar. Pasi ju garantoj se dëmton, mundet edhe palcërisht procesin e integrimit në BE. Rama shfrytëzon një rrymë pozitive, që është krijuar për hapjen e negociatave për shkak të luftës në Ukrainë, por ky është një kalkulim shumë i gabuar. Për Europën, kanabisi shqiptar është krim, trafik kriminal, organizata kriminale. Pikërisht në një moment kur po krijohej një klime pozitive, mesazhi që dërgon Rama është se do legalizojë kanabisin.
Sot që kanabisi legalizohet, do të thotë licensë për cdo familje që tundohet nga lakmia për të mbjellë kanabis. Licensat do ia jap klientelës, por kjo do masivizojë. Ky vendim e bën Shqipërinë një vend problematik për sigurinë e rajonit. shton një burim investimi të organizatave kriminale. Për të gjitha këto u bëj thirrje shqiptarëve të kundërshtojnë dhe mos mbështesin një politikë shkatërrimtare, me këtë hiqet cdo barrikadë që ekziston për kanabisin, do shohim drogim masiv të të rinjve dhe popullatës. Jemeni pësoi një shkatërrim të plantacioneve të kafesë. Shqipëria ka cdo pasuri, cdo mrekulli natyrore, ideja për të krijuar para është një shërbim që Rama iu bën organizatave kriminale. /Top Channel/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...