Servete Rexhmati udhëtoi mëngjesin e kësaj të mërkure nga Kukësi bashkë me djalin e saj të mitur.
Dy vajzat, njëra e paralizuar i la nën kujdesin e të afërmve. Ajo priti 9 orë para Gjykatës së Tiranës me shpresën se burrin e saj do e lironin. Pritja e gjatë u shpërblye. Gjykatësja e Kukësit dha vendimin për të liruar Lefter Rexhmatin.
Policia e shoqëroi të arrestuarin në Drejtorinë e Policisë dhe pritja aty ishte më e shkurtër, i arrestuari në protestat e Rrugës së Kombit mori vendimin e lirimit.
Ai duhet të paraqitet rregullisht para prokurorit deri sa të dalë në gjyq.
Pritja e gjatë nuk e ka lodhur as të birin e mitur, i cili gëzon kur takon të atin. Lefteri doli të protestonte, sepse siç i tha Top Channel gruaja e tij, i duhej të paguante 22 euro në ditë, ose 900 mijë lekë në muaj, sepse punonte shofer furgoni për transportin e udhëtarëve nga Kukësi në Tiranë.
“Jam shumë i lumtur që jam pranë familjes. Vendimi i gjykatës, edhe i drejtë edhe i padrejtë. Do të vazhdoj aktivitetin tim. U ngritëm në protestë kundër asaj takse”, thotë Lefteri.
Protestuesi u nis në Kukës pranë vajzave të tij, por sërish do të duhet të paraqitet në Gjykatën e Tiranes, kur procesi ndaj tij dhe 23 të tjerëve do të rifillojë./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...