Nga Lazarati nuk ka surpriza. Partia Demokratike ka marrë shumicën e votave.
Votuesit e këtij fshati janë ‘hakmarrë’ ndaj Edi Ramës, të cilin e bëjnë përgjegjës për ndërhyrjen policore në vitin 2014, e cila i dha fund kultivimit të kanabisit në këtë zonë.
Pas numërimit të kutive të votimit, rezulton se PD ka marrë 1798 vota, PS 92 vota, ndërsa LSI 87 vota. Fshati Lazarat njihet historikisht si bastion i Partisë Demokratike.
Kësaj radhe banorët e këtij fshati kishin një motiv më shumë për të votuar PD-në, pasi kandidati i dytë në listë, Roland Bejko, ishte me origjinë nga ky fshat.
Por nga rezultati i deritanishëm, Bejko nuk arrin dot të fitojë mandatin e deputetit. Kjo është hera e tretë që ai dështon për t’u zgjedhur deputet.
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...