Zgjedhjet për Parlamentin e ri kanë ofruar surpriza, por edhe rezultate spektakolare në disa zona të vendit. Partia Socialiste ka vendosur rekorde historike në disa zona.
Në rang qarku, fitorja më e thellë e PS-së është regjistruar në Vlorë, ku ky subjekt ka marrë 60.3 për qind të votave. Por brenda qarkut, rezultati më i lartë është shënuar në qytetin e Vlorës, ku Partia Socialiste ka marrë 64.2 për qind të votave. Ky është një rekord historik.
Një tjetër qark, ku socialistët kanë marrë një rezultat historik prej 57.1 për qind të votave, është ai i Fierit. Por brenda këtij qarku, rezultati më i thellë është shënuar në Divjakë, ku PS-ja ka marrë 64.3 për qind të votës popullore.
Edhe në qytetin e Librazhdit, Partia Socialiste ka shënuar të njëjtin rezultat, me po 64.3 për qind të votave. Përmbysja në këtë qytet është e madhe, nisur nga fakti që një mandat më parë, Bashkia ishte fituar nga demokratët dhe aleatët e tyre.
Partia Socialiste ka arritur rezultate historike edhe në zona që nuk kanë qenë fortesa të saj, si Durrësi. Në Durrës, socialistët morën gati 50 për qind të votave, ku rezultati më i thellë u vendos në Shijak, me gati 56 për qind të votave.
Por Partia Socialiste nuk është e vetmja që ka vendosur rekorde në këto zgjedhje. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet po ashtu ka shënuar rezultate spektakolare në Elbasan, ku mori 18 për qind të votave, ndërsa në Peqin ajo ka dalë forcë e parë, me diferencë të thellë nga dy partitë e mëdha, duke marrë gati 45 për qind të votave.
Partia Social-Demokrate ka shënuar një rezultat historik në Shkodër, ku Tom Doshi ka arritur të marrë 13 mijë vota, ose 12 për qind të totalit. Ndërsa Partia Demokratike, fituese vetëm në dy qarqe, Shkodër dhe Kukës, rezultatin e saj më të mirë e ka marrë në Lazarat, me 91 për qind të votave.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...