Lajmi për lindjen e Air Albania në Shqipëri entuziazmoi shumë njerëz për shkak se çmimet e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit janë shumë të kripura.
Kompania do të ngrihej me ndihmën e Turkish Airlines. Një Airbus 319 mbërriti me shumë bujë në Shqipëri i cili u pagëzua me emrin “Lasgushi”.
Por këto foto të Airport Haber, një portal turk i specializuar për avionët dhe aeroportet, tregojnë “Lasgushin” e parkuar në Stamboll. Mediat shkruajnë se fati i kompanisë Air Albania është vënë plotësisht në dyshim. Në fakt ky portal turk pati paralajmëruar se kompania Air Albania nuk do e ketë jetën e gjatë, pasi mund të jetë një dështim i Turkish Airlines si me Air Bosna.
Turkish Airlines do investonte 30 milionë dollarë në Air Albania. Por përse u tërhoqën ata? Agjencia “Independent Balkan News Agency” hedh dyshime se vendimi është marrë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.
“Mediat turke thonë se Erdogan po hakmerret ndaj qeverisë së Ramës, duke u tërhequr nga Air Albania dhe Aeroporti i Vlorës,” – shkruan IBNA.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend