Google ADS

Largimi i të rinjve, Basha nga Kukësi: Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje

13:32 | 19 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se sa më parë duhet të çlirohemi nga e keqja e largimit të të rinjve nga vendi.

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe!”- shkruan Basha.

Më tej shton:

“Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve!.#PotëDëgjoj”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme